Moti i keq/ Era e fortë rrëzon vinçin mbi makinën ku udhëton...

Moti i keq/ Era e fortë rrëzon vinçin mbi makinën ku udhëton tre persona në Kosove

137
SHPËRNDAJE

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në qytetin e Gjilanit pasi një vinç ka rënë mbi veturën me të cilën po udhëtonin, si pasojë e erërave të forta.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për KosovaPress se mbrëmjen e sotme gjithsej katër qytetarë kanë pësuar lëndime dhe se ka pasur dëme të konsiderueshme si pasojë e motit të lig.

Fatmirësisht, Hashani thotë se gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile.

Rreth orës 19:15 në qytetin e Gjilanit ka pasur Erëra të forta dhe shi, ku nga erërat e forta kanë pësuar lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme. Në rrugën ‘Lufta e Gjilanit 44’ ka rënë një krane (vinç) mbi një veturë, në të cilën kanë qenë tre persona, ku sipas mjekut gjendja e tyre është stabile. Në qendër të qytetit kemi edhe një person të lënduar, gjendja e tij është stabile”, ka thënë Hashani derisa ka shtuar se të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencë në Gjilan.

Ai ka bërë të ditur se në teren janë angazhuar të gjitha njësitet emergjente, policia, zjarrfikëset, ndihma e shpejtë dhe njësitet e KEDS-it, dhe se për momentin gjendja është stabile.

“Vërshime deri në këto momente nuk kemi të raportuar dhe të gjitha rrugët janë të qarkullueshme”, ka shtuar ai.

S'KA KOMENTE