Moti i keq dje ,riparohen ne FIER 60 % e numrit të...

Moti i keq dje ,riparohen ne FIER 60 % e numrit të fiderave me defekt

61
SHPËRNDAJE

Moti i keq, riparohen 60 % e numrit të fiderave me defekt

Si pasojë e motit të keq, me reshje shiu në formë stuhije dhe shkarkime atmosferike që përfshiu pothuajse gjithë vendin tonë prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, rrjeti i shpërndarjes pësoi avari si këputje përcjellësash e djegie të transformatorit sic është ai i NST Vrakë për riparimin e të cilit po punohet ende.

Gjatë gjithë ditës, sipas planit të masave të OSSH, në terren kanë punuar intensivisht brigadat e avarisë nga 11 agjencitë rajonale të OSSH të cilët bënë të mundur riparimin e afro 60 % të fiderave me defekt që shkaktoi moti i keq.

Për pasojë, energjia u rikthye tek 70 % e abonentëve të prekur nga avaritë në rrjetin e shpërndarjes.

Rajonet më të prekura ku po punohet akoma për elimiminin e avarive janë rajoni i Kukësit, Burrelit dhe Elbasanit.

Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e të gjitha defekteve dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithê abonentët

S'KA KOMENTE