Moti i keq bën edhe në Vlorë, Leli apel qytetarëve: Qëndroni në...

Moti i keq bën edhe në Vlorë, Leli apel qytetarëve: Qëndroni në shtëpi

83
SHPËRNDAJE

Moti i keq i cili ka përfshirë vendin që prej mbrëmjes së djeshme duke sjellë probleme në shumë qytete të Shqipërisë.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, në llogarinë e tij në “Facebook”, ka bërë me dije se dëmet e shkaktuara nga erërat e forta në qytetin bregdetar janë të panumërta. Ai ka publikaur disa foto, nga pylli i Sodës, ku shihet se si janë rrëzuar pemët.

Në postimin e tij Leli u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Dëmet që ka shkaktuar era e fortë sot në Vlorë janë të panumërta. Për fat të keq, të parat e kanë pësuar pemët, kryesisht në Pyllin e Sodës. Shërbimet zjarrfikëse kanë qenë në gatishmëri për të liruar rrugët ku janë shfaqur pengesa në kalim.

Përpiquni të shmangni lëvizjet e panevojshme sepse pasojat janë të paparashikueshme”, shkruan ai.

Në qytetin e Vlorës është rrëzuar një shtyllë e tensionit të lartë e cila furnizon me energji elektrike Pashalimanin dhe antenat e një kompanie celulare.

Pritet që të bëhet ndërhyrja nga ana e OSHEE-së Fier.

Era e fortë ka pasur intensitetin më të lartë rreth orës 13:00 duke shkaktuar mjaftë dëme.Në pyllin e sodës janë rrëzuar disa pemë duke bllokuar aksin kryesor rrugor dhe duke ndaluar qarkullimin për rreth 60 minuta. Ndërsa,  në fshatra të njësisë administrative janë rrëzuar shtylla të tensionit të lartë duke bërë që fshatra si Radhima, Tragjasi, Dukati, Zvërneci etj., të mbesin pa energji.

Gjithashtu lundrimi vijon të jetë pezulluar dhe institucionet u kanë bërë thirrje qyetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kenë kujdes të veçanntë në qarkullimin rrugor.

S'KA KOMENTE