Mori peng bashkëmoshatarin, e çoi në pyll dhe e dhunoi me sende...

Mori peng bashkëmoshatarin, e çoi në pyll dhe e dhunoi me sende të forta, arrestohet 22-vjeçari

757
SHPËRNDAJE

Policia e Krujës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Krasta”. 

Policia bën me dije se ka arrestuar 22-vjeçarin D. H., nga Fushë-Kruja i cili dyshohet se ka marrë peng dhe e ka dhunuar në një zonë të pyllëzuar 20-vjeçarin B. A. 

Raportohet se 22-vjeçari e ka marrë bashkëmoshatarin në automjetin e tij tip Audi dhe në momentin që kanë ndaluar në një vend të pyllëzuar në Krastë, ka nisur ta godasë me sende të forta, madje i ka marrë edhe celularin. 

Materialet procedurale ndërkohë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe Vjedhja me dhunë“.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet, nga Policia e Krujës, operacioni policor i koduar “Krasta”.

Dhunoi në një zonë të pyllëzuar në Krastë një 20-vjeçar, duke i hequr në mënyrë të paligjshme lirinë për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari nga Fushë-Kruja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, më marrjen e njoftimit se një 20-vjeçar ishte marrë me forcë, në automjet, nga një person ende i paidentifikuar, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e këtij personi.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta” u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 22 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ky shtetas kishte marrë në automjetin e tij tip Audi, 20-vjeçarin B. A., banues në Fushë-Krujë, duke e çuar në një vend të pyllëzuar në Krastë, të cilin, më pas e ka goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Shtetasi D. H. i ka mërrë shtetasit B. A. edhe telefonin që ky i fundit kishte në përdorim.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në automjetin tip Audi, që drejtohej nga shtetasi D. H., u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, telefoni, që i përkiste shtetasit B. A.

Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për zbardhjen e plotë të motivit të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe Vjedhja me dhunë“.

S'KA KOMENTE