Mori peng 28-vjeçaren greke dhe e prostituoi, përfundon në pranga i riu...

Mori peng 28-vjeçaren greke dhe e prostituoi, përfundon në pranga i riu shqiptar

1059
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Greqi ku një 28 vjeçare rome greke është rrëmbyer dhe shfrytëzuar seksualisht nga një 28 vjeçar shqiptar.

Mediat bëjnëme dije se njohja mes dy të rinjve ka ndodhur përmes Facebook , ku shqiptari i arrestuar është afruar 28 vjeçares me pretekstin se do ta ndihmonte dhe do i gjente punë si kamariere në një kafe.

Që në momentin që vajza ka pranuar ndihmën e tij ka filluar dhe historia e vuajtjeve të saj. I akuzuari u takua me vajzën dhe pasi fillimisht i tha se kishte ndërmend ta ndihmonte për të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhej, më pas, duke përfituar nga pozita e saj e pambrojtur, e çoi në një apartament në Athinë ku qëndronte në mënyrë të paligjshme.

Më pas ai e detyroi me forcë që të punonte në një bordello, duke i mbajtur të gjitha të ardhurat.

Ndër të tjera policia nga të dhënat bën me dije se 28 vjeçarja ishte dhunuar jo vetëm seksualisht por edhe fizikisht. Siç shkruajnë mediat  dyshohet se 28-vjeçari e ka goditur shumë egër, madje edhe me zinxhirë, këtë e tregonte gjendja e mjerueshme  e vajzës.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dhe akuzuar dy persona të tjerë, një 40-vjeçar dhe një 61-vjeçar. Sipas autoriteteve greke 61-vjeçari është personi që i kishte dhënë banesën në të cilën ishte ndaluar vajza në mënyrë të paligjshme, ndërsa mësohet se për transportin e saj kishte siguruar edhe një makinë në pronësi të tij. Nga ana tjetër, 40-vjeçari shfaqet si punonjës në një dyqan ku shfaqej vajza, por mohon se e dinte saktësisht se çfarë po ndodhte.

Ndërkohë 28 vjeçari shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nuk ishte i panjohur për policinë greke, pasi në vitin 2020 ai akuzohej për një vrasje të mbetur në tentative në një treg publik në Pire.

Ai ishte arratisur nga vendi i ngjarjes para dy vitesh dhe ndaj tij pritej të jepej masa e dënimit prej 10 vitesh burg. Ndërkaq deri më tani ai kishte qarkulluar lirshëm në qytet përmes dokumenteve të falsifikuara.

S'KA KOMENTE