Monika Kryemadhi bën daljen e fortë nga selia, pranon gabimet me Bashën

Monika Kryemadhi bën daljen e fortë nga selia, pranon gabimet me Bashën

1037
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë 3 ditë pas zgjedhjeve, ku fitoren ia ka uruar oligarkëve dhe bandave, që sipas saj triumfuan realisht në zgjedhjet e së dielës.

Kryemadhi:

Së pari dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave, pasi ata janë të parët që duhen uruar. Së dyti uroj presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta që dha në Shqipëri, dua të falenderoi 107 mijë votuesit që i dhanë votën LSI-së, dhe dua të falenderoj dhe 80 mijë votuesit e paligjshëm, ku 70% e tyre i përkasin LSI.

Ky është një falenderim zemre, për të gjithë burrat dhe gratë që nuk pranuan të intimidohen. Makineria politike, mediatike dhe oligarkike ndaj LSI që nuk u tërhoq prej dy vitesh ndaj nesh, ku fatkeqësisht zbatuam një strategji që pati pasojat në këtë rezultat, patëm një strategji të gabuar, duke filluar që nga zgjedhja e mandateve, mos pjesëmarrja në zgjedhjet lokale, dashje padashje i dhamë pushtet absolut Edi Ramës.

Dua ti kërkoj falje presidentit, për qëndrimin që kemi pasur ne, gjë e cila solli fitoren e zgjedhjeve nga bandat.

E vuri Shqipërinë në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, i la hapësirë bandave krimit, oligarkëve dhe medieve të kapura nga oligarkët për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve.
Ne mbetemi të palëkundur në të gjithë këtë proces.

LSI nuk do të jetë vetëm në parlament, do të jetë në sheshe, do të jetë në cdo shtëpi, do të vazhdojë çdo denoncim për votat e blera. 

Ju bëj thirrje të gjithë numëruesve, që të jenë vigjilentë, sepse në Durrës, ku Edi Rama mori mandatin e Elona Gurit për 149 vota, kanë dali mbi 10 mijë vota të pavlefshme që janë numëruar për PS.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në qarkun e Fierit dhe të Beratit.

S'KA KOMENTE