Monedha europiane perseri ne renie

Monedha europiane perseri ne renie

203
SHPËRNDAJE

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht teksa është blerë këtë të hënë me 114.7 lekë dhe është shitur me 116 lekë krahasuar me javën e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq është dobësuar gjatë fundjavës, teksa në raport me javën e shkruar blihet këtë filli jave me 116.7 lekë dhe shitet me 117.3 lekë, duke qëndruar në të njëjtat nivele me ditën e djeshme.

Edhe Paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 136.6 lekë dhe shitet me 138 lekë.

Franga zvicerane ka vijuar forcimin e vlerës pasi në raport me javën e shkuar është blerë sot me 117.2 lekë dhe është shitur me 118.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

S'KA KOMENTE