Monedha Europiane konstante ,”kercen”paundi Britanik

Monedha Europiane konstante ,”kercen”paundi Britanik

265
SHPËRNDAJE

Monedha europiane nuk ka pësuar luhatje të rëndësishme të vlerës duke qëndruar konstante përgjatë tërë kësaj jave teksa është këmbyer ditën e premte me 123.24 lekë pothuajse pa asnjë ndryshim me ditën e martë.

Ndërkaq Paundi britanik është valuta që ka regjistruar lëvizjen me të fortë të vlerës duke fituar rreth 2 pikë që nga fillimi i javës kur këmbehej me 142.89 lekë për të kapur dje nivelin e 144.16 lekë.

Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, Dollari amerikan nuk ka shënuar ndryshime të kuotës përgjatë periudhës së 16-19 marsit duke u këmbyer ditën e  djeshme me 103.53 lekë ndërsa të martën me 103.25 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu nuk ka pësuar luhatje të konsiderueshme të vlerës teksa e ka nisur javën ne vlerën e 111.69 lekë për ta mbyllur më pas me një rënie të lehtë ne kuotën e 111.53 lekë.

S'KA KOMENTE