Mjeku i njohur:Të shtrëngohen masat, të mbyllen lokalet

Mjeku i njohur:Të shtrëngohen masat, të mbyllen lokalet

136
SHPËRNDAJE

Pëllumb Pipero, në një dalje mediatike tha se 3 spitalet Covid janë drejt ezaurimit dhe nuk pranohen më pacientë të rinj. Duke parë situatën, infeksionisti Pëllumb Pipero rekomandon që të merren masa të tjera shtrënguese. Ai është shprehur se deri në fund të marsit duhet të mbyllen shkollat dhe lokalet dhe numri i udhëtarve në transportin publik të jetë i limituar.

Deri nga fundi i marsit masat duhet të ishin më të shtrënguara, orari i kafeneve më i shkurtuar, të mos shërbehet në tavolina, por “delivery”. Shkollat e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm të ishin mbyllur deri në fund të marsit. Edhe pse nuk është zgjidhje e problemit, është zgjedhje e detyruar për nga ritmet e pandemisë pasi nuk janë kështu vetëm në vendin tonë.

Mjeku shprehet se krahas rritjeve të infektimeve, janë shtuar shumë edhe humbjet e jetëve te moshat e reja. Ndër të tjera, ai shton se përhapja e virusit po favorizohet nga temperaturat e ulëta dhe indiferenca e të rinjve që nuk tregojnë kujdes.

S'KA KOMENTE