Mjekja shqiptare në SHBA: Pezulloni për dy javë vaksinën AstraZeneca

Mjekja shqiptare në SHBA: Pezulloni për dy javë vaksinën AstraZeneca

252
SHPËRNDAJE

Mjekja Rubina Muzina ka bërë apel që vaksina AstraZeneca të pezullohet për të paktën dy javë. Kjo për shkak të diskutimeve të shumta që ka patur në disa shtete europiane në lidhje me efektet anësore tek disa pacientë. Mjekja tha se Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur një investigim lidhur me këtë vaksinë, për të parë efektet që ajo sjell, e për këtë, kërkoi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që të paktën për dy javë, aq sa zgjat dhe hetimi i agjencisë, të pezullojë injektimin në popullatë.

SHPJEGIMI I MJEKES :

AstraZeneca është një diskutim i madh në Evropë. Agjencia Evropiane e Barnave ka hapur një investigim. AstraZerneca nuk ka aplikuar në Amerikë për të qenë prezent. AstraZerneca filloi me vështirësi. Është një vaksinë e mirë, por do të thoja fare hapur Komitetit Shqiptar, që vaksina duhet të qëndrojë pezull deri në dy javë. Unë e di që qeveria kujdeset për qytetarët e vendit, AstraZeneca ka dhënë pak rezultat të Evropë. Ata po investigojnë në pjesën e sigurisë. Për ta vazhduar apo jo, do të thoja që Agjencia e Evropiane e Barnave ka deklaruar se duhet t’i japim 2 javë kohë, sepse ata kanë aprovuar këtë vaksinë dhe ata do e shohin më me kujdes për sigurinë e saj. AstraZeneca do të jetë në të gjithë vendin. Nuk ka gjë për t’u frikësuar, por dua të shohim raportin e Agjencisë Evropiane të Barnave. Janë dy gjëra që dua të tërheq vëmendje, nëse gjithçka ndodh. Jemi në mes të një fushate elektorale shumë të egër. Ne duam sa më shumë vaksina, por duhet të presim dy javë.

S'KA KOMENTE