Mjekët të alarmuar: Do na duhet të vaksinohemi çdo vit

Mjekët të alarmuar: Do na duhet të vaksinohemi çdo vit

164
SHPËRNDAJE

Mjekët kanë ngritur alarmin se Covid-19 mund të përfundojë si grip, i cili do të kërkojë një vaksinë të re çdo vit, pasi virusi do të pësojë mutacione edhe pse imuniteti nga vaksina do të arrihet.

Megjithëse provat fillestare sugjerojnë se imuniteti nga vaksinimi kundër koronavirusit ofron mbrojtje afatgjatë, prodhuesit e vaksinave kanë filluar të testojnë versionet e vaksinave të tyre që të mbrojnë nga mutacionet që pëson koronavirusi.

Kjo përfshin versionin B.1.351 i parë për herë të parë në Afrikën e Jugut, i cili mbart një mutacion që, në eksperimentet laboratorike, duket se e lejon atë të shmangë pak përgjigjen imune të njeriut.

Një raport i publikuar nga prodhuesi i vaksinave Pfizer tregon se njerëzit në Afrikën e Jugut të cilët morën vaksinën kundër covid-19 pasi B.1.351 u bë virusi dominues në qarkullim ishin ende të mbrojtur.

Shkencëtari, Ian Haydon i cili ndihmoi në testimin e vaksinës së koronavirusit të Modernës vitin e kaluar tha se tani është duke u marrë me testimin e versionit të rregulluar të asaj vaksine për të luftuar variantet e reja të cilat ashtu si dhe dihet deri më tani janë më ngjitëse.

“Një vit më parë provova vaksinën Moderna për të parë nëse ishte e sigurt. Tani, në përvjetorin tim të vaksinës COVID, jam i lumtur të ndaj që porsa kam marrë një dozë të tretë. Ky eksperiment përforcues do të zbulojë nëse vaksinat e adaptuara rritin imunitetin dhe nëse ato janë të sigurta,” tha Haydon.

S'KA KOMENTE