Mjeket per vaksinat ruse dhe kineze /Të mos humbasim kohë, ti përdorim...

Mjeket per vaksinat ruse dhe kineze /Të mos humbasim kohë, ti përdorim sa më parë

84
SHPËRNDAJE

Kreu i Urgjencës kombëtare, Skendër Brataj dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti, janë të një mendimi sa i takon vaksinës ruse dhe kineze, janë të efektshme dhe duhet të nisin të përdoren në Shqipëri sa më parë.

Brataj tha se shumë vënde të tjera i kanë përdorur para nesh, dhe kanë treguar se janë efektive dhe nuk kanë efekte anësore më shumë se vaksinat e tjera.

Brataj deklaroi fillimisht pati një hezitim ndaj tyre pasi as EMA dhe as FDA nuk i certifikuar, por sot gjërat po ndryshojnë dhe se me ato vaksina janë bërë me mijëra doza që kanë treguar efektivitete.

“Duke parë që hezitimi nga EMA DHE FDA për mbështeten e këtyre vaksinave dhe duke parë me miliona doza që janë bërë deri tani kanë treguar efikasitetin në një përqindje shumë të lartë.

Edhe për efektet anësore që nuk kanë pasur shumë në raport me vaksinat e tjera. Komiteti i vaksinës që merret me studimin e vaksinave dhe të dhënat thamë në parim se vaksina si kineze dhe ruse mund të përdoren“, tha Brataj.

Edhe për epidemiologun Ilir Alimehmeti Shqipëria nuk duhet të humbasë më shumë kohë dhe të marrë sa më shpejt këto vaksina për përdorim.

“Shumë prej tyre janë bërë edhe në shtete shumë pranë nesh dhe ne kemi dhe informacione më të bollshme. Nuk bën më sens që të ngelemi mbrapa dhe nuk duhet të humbim më shumë kohë“, tha Alimehmeti.

Gjatë ditës së djeshme qeveria ka miratuar një Akt Normativ me atë të të cilit i hap rrugë negocimit të shtetit tonë me kompani të tjera për siguruar vaksinën anti-COVID edhe nga shtetet që janë jashtë BE-së, konkretisht Rusia dhe Kina të cilat prodhojnë vaksina anti-COVID.

S'KA KOMENTE