2 infermierë dhe 1 mjek prej orësh janë shoqëruar dhe po merren në pyetje nga policia pasi ata kanë mjekuar Nuredin Dumanin. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit J.M kirurg, mjeku E.Gj dhe B.B infermier.
Sipas informacioneve mjekët po pyeten pasi ata kanë mjekuar Dumanin dhe nuk kanë lajmëruar policinë. Infermierët dhe mjekëve i janë marrë deklarimet.
Edhe pse atye i janë administruar deklarimet ata nuk janë liruar ende nga komisaristi. Burime bëjnë me dije se me shumë gjasa mjekëve donu ngrihet akuza e moskallëzimit të krimit. Por deri me tani asgjë nuk eshte zyrtare.