Mitsotakis pritet ne Himare me brohoritje e flamuj grek nga qytetarët

Mitsotakis pritet ne Himare me brohoritje e flamuj grek nga qytetarët

76
SHPËRNDAJE

Miting në qendër të Himarës, Mitsotakis pritet me brohoritje e flamuj grek nga qytetarët

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka folur para banorëve të Himarës duke premtuar mbështetjen e qeverisë dhe shtetit grek. 

Mitsotakis ka falënderuar të pranishmit, duke iu drejtuar si miq, të dashur dhe ka kujtuar se Shqipëria ka detyrim të respektojë dhe mbrojë të drejtat e minoritetit grek.

“Është një moment i veçantë për mua, sepse unë akoma kujtoj vizitën e babait tim në 1991. Është një nder i veçantë. Falënderoj himarjotët që kanë mbajtur të ndezur flakën e helenizmit dhe ortodoksisë në zemrat e tyre. Greqia është dhe do mbetet një mbështetës i përhershëm i minoritetit grek, për të gjitha kërkesat e tyre që janë të drejta.
Ju përbëni dhe një gur në lidhjen mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërinë drejt BE-së”, ka thënë kryeministri grek.

S'KA KOMENTE