Misteri rreth vdekjes së 25 vjeçarit shqiptar në Greqi, rihapet çështja e...

Misteri rreth vdekjes së 25 vjeçarit shqiptar në Greqi, rihapet çështja e hetimit: Si u bë zhdukja e organeve

282
SHPËRNDAJE

Çështja e vdekjes së 25-vjeçarit shqiptare, Spartak Mazi, i cili iu nënshtrua një operacioni për të humbur peshë dhe humbi jetën mbetet e errët dhe enigmatike. Çështja ka marrë dimensione të reja, katër vjet pas fundit të papritur, pasi familja e të riut fatkeq ka folur publikisht për tragjedinë. Mediat greke kanë bërë me dije se do të ketë një rishikim të çështjes nga prokuroria shqiptare.

“Ne mësuam se organet ishin hequr kur trupi u kthye në Shqipëri pas autopsisë,”- tha nëna e 25-vjeçarit. Sidoqoftë, sipas asaj që dëshmoi nëna, është e çuditshme që 25-vjeçarit iu hoqën organet e brendshme pa ndonjë arsye specifike.

Në klinikën private në Shqipëri, ku 25-vjeçari u shtrua, mjek i rekomandoi familjes një specialist kirurgji të mbipeshes, onkologjisë dhe tretjes. Mjeku grek vizitonte Shqipërinë çdo 15 ditë për operacione dhe ai i Spartakut ishte planifikuar për 1 qershor 2017. Analizat e gjakut treguan se nuk kishte asnjë problem.

Historia e Spartakut para fundit tragjik

Dy ditë pas operacionit, situata mori një kthesë tjetër, kur i riu ishte ethe e temperaturë të lartë dhe u transferua për mjekim në një klinikë private në Tiranë. Pas operacionit, 25-vjeçari nuk ndihej mirë dhe flinte vazhdimisht.

“Në pavijonin e tij ata kishin vetëm serume dhe i kishin futur një tub anash për të lëshuar lëngjet. Tubi iu hoq pasi një mjek grek e urdhëroi atë. Fëmija filloi gjakderdhjen por mjeku na siguroi se plaga do të shërohet për 24 orë. Asnjë mjek nuk erdhi ta takonte gjithë natën. U njoftua mjeku grek, i cili dërgoi një bashkëatdhetar tjetër dhe na tha se plaga nuk iu mbyll sepse ishte përdorur tubi i saktë,”-tregoi nëna. 

“Mos ki frikë, gjithçka shkoi në mënyrë të përsosur,”-kjo ishte siguria që i thanë familjes. 

Gjëja e çuditshme është se që nga dita kur Spartaku u operua, mjeku grek thuhet se është zhdukur. Spartaku qëndroi për 17 ditë të reamunacioni dhe nuk u zgjua. Familjes i kërkuan 10,000 euro për klinikën dhe 8,000 euro për mjekët. Motra e të riut fatkeq, Anxhela, gjithashtu u trondit, duke kujtuar historinë tragjike të vitit 2017: Ata donin të dëbonin vëllain tim nga spitali në mënyrë që ai të mos vdiste atje. Mjeku grek filloi të bërtiste në telefon dhe të thoshte: ‘Sille në Greqi, në klinikën time. Dhe na dërgoi një ambulancë që nuk kishte mbështetje mjekësore, vetëm serume. Kështu që i riu vdiq rrugës.

“Organet e tij u hoqën”

Avokati i familjes pretendon se trupi i Spartakut ishte mbushur me shenja, ndërsa me urdhër të mjekut grek, i hoqën stomakun, zemrën dhe një pjesë të trurit. Prokuroria shqiptare ngriti çështjen disa vite më parë, por nuk u konsiderua si një vepër penale, e rëndësishme është që çështja do të dërgohet sërish para drejtësisë dhe do të rishikohet nga prokuroria.

S'KA KOMENTE