Miratohet ne FIER ,parku fotovoltaik 50 MW

Miratohet ne FIER ,parku fotovoltaik 50 MW

1978
SHPËRNDAJE

Pas miratimit të lejes së ndërtimit në Këshillin Kombëtar të Territorit në datë 17 mars, qeveria kaloi edhe vendimin e saj për ndërtimin e centralit fotovoltaik Blue 2 me një kapacitet të instaluar 50MW dhe që nuk përfiton nga masat mbështetëse. Kjo do të thotë se dy kompanitë private që janë bashkuar për të ndërtuar këtë impiant “Blessed   Investment” sh.p.k.   dhe   “Matrix Konstruksion” sh.p.k., do të duhet të sigurojnë vetë tregun për energjinë që do të prodhohet.

Ndryshe nga ky investim janë dy parqe e tjerë që do të ndërtohen nga Voltalia ai i Karavastasë dhe ai i Spitallës të cilët për një periudhë 15 vjeçare do të shesin energjinë tek Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me çmimet që kanë ofruar në ankandin fillestar.

Sipas vendimit të qeverisë për parkun Blue 2 parashikohet që të vihet në punë brenda 50 muajve nga koha e marrjes së lejes së ndërtimit.

Vendndodhja   e   burimit   gjenerues   të energjisë: centrali fotovoltaik “Blue  2”, zona Sheq-Marinas, Bashkia Fier, qarku Fier.

Kompania do të ketë detyurimin që çdo tre muaj të njoftojë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për ecurinë e punimeve.

Lidhur me atë çka do të marrë pas shteti nga ky impiant rezulton se do të paguhet 2 për qind e sasisë së energjisë së prodhuar gjatë vitit si royalty ose vlera barasvlershme në lekë.

“Bashkimi i përkohshëm i shoqërive duhet t’i  japë  falas,  në  formë royalty,  ministrisë përgjegjëse    për    energjinë,    sasinë    e    energjisë elektrike,  në  masën  2  (dy)  %  të  sasisë  vjetore  të prodhimit  të  energjisë  elektrike  ose  konvertimin  e saj në  vlerë monetare.  Në  rast konvertimi  në vlerë monetare,   bashkimi   i   përkohshëm   i   shoqërive “Blessed   Investment”sh.p.k.   dhe   “Matrix Konstruksion” sh.p.k. duhet t’i derdhë tërësisht në buxhetin e shteti” thuhet në vendimin e qeverisë.

Vetëm pak ditë më parë qeveria shpalli fituese për ankandin e ndërtimit të parkut të Spitallës kompaninë Voltalia me një çmim 29.89 euro/mëh që do të jetë çmimi me të cilin do ti shitet energjia OSHEE. Parku i Spitallës do të jetë me kapacitet të instaluar 100 MW nga të cilat 70 MË do të prodhojnë për të shitur tek OSHEE.

Më herët qeveria dha një tjetër impiant fotovoltaik përmes ankandit dhe bëhet fjalë për atë të Karavastasë. Dhe në këtë rast fituese ishte kompania franceze Voltalia ofroi  24,89 euro për megavat si çmim për energjinë që do të parablihet nga OSHEE.

S'KA KOMENTE