Ministrja Kushi: Javën tjetër nis mësimi normalisht

Ministrja Kushi: Javën tjetër nis mësimi normalisht

369
SHPËRNDAJE

Pas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije se mësimi në bangat e shkollës do të rinis javën e ardhshme.

Përmes një videomesazhi në ‘Facebook’, Kushi shpjegoi se mësimi do të nisë për të nxënësit e arsimit parauniversitar nga klasa 1-12.

“Më në fund, procesi mësimor për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar nga klasa 1-12, do të zhvillohet në mjediset fizike të shkollave çdo ditë të javës, ndërkohë që të gjitha institucionet tona arsimore janë gati për këtë skenar që në fillim të javës tjetër duke ruajtur dhe respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik sikurse janë përcaktuar qartë nga MSHMS”¸ tha ministrja Kushi dhe nënvizon se njësoj si në fillim të këtij viti shkollor, do të lihet në fleksibilitetin e shkollave për të hartuar specifikisht grafikun mbi zhvillimin e procesit mësimor sipas skenarit të parë: qoftë ai me një, dy apo me shumë turne, në varësi të numrit të nxënësve apo kushteve të shkollës.

Ndërsa thekson se kanali i dedikuar “RTSH Shkolla” dhe platforma online “Akademi.al” do të vazhdojnë të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve për të mbështetur procesin mësimor.

S'KA KOMENTE