Ministria e Shendetesise jep alarmin, vaksinohuni dhe perdorni maskat kunder gripit

Ministria e Shendetesise jep alarmin, vaksinohuni dhe perdorni maskat kunder gripit

48
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar sërish qytetarët sot për të marrë masa mbrojtëse nga virusi i gripit, që me sa duket po përhapet me shpejtësi. Ndër masat përmendet vaksinimi, por edhe vendosja e maskave.

“Gripi shkaktohet nga një virus dhe mund t’i ngjitet kujtdo, pavarësisht se sa i fortë mund të jetë sistemi imunitar. Vaksinohuni të mbroni pacientët, të mbroni familjen, të mbroni vetveten.

Vaksinimi i përvitshëm ndaj gripit është i rëndësishëm pasi viruset e gripit janë të paparashikueshëm.
Viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti i përftuar nga vaksina e kryer më parë, bie me kalimin e kohës.
Vaksina ndaj gripit mund të kryhet nga çdo individ mbi 6 muaj.

S'KA KOMENTE