Ministri në largim firmos koncesionin 58 mln euro për tubacionin e gazit...

Ministri në largim firmos koncesionin 58 mln euro për tubacionin e gazit Fier-Vlore

209
SHPËRNDAJE

Sipas Open Date Albania ministria që drejtohet ende prej Gjiknurit ka shpallur garën për dhënien me koncesion/PPP për rehabilitimin dhe vënien në punë të Termocentralit të Vlorës si dhe të ndërtimit të tubacionit Fier-Vlorë të furnizimit me gaz të TEC-it.

Vlera e parashikuar e projektit sipas studimit të fizibiliteti është më shumë se 58.7 milionë euro, ndërsa lloji i kontratës që do të nënshkruhet është parashikuar të jetë e tipit R.O.O.T., e cila përfshin rehabilitimin, operimin dhe më pas transferimin pranë autoriteteve shtetërore.

Përzgjedhja e ofertuesit do të bëhet bazuar në një procedurë të hapur konkurrimi dhe vlerësimi do të jetë 100 pikë në total. Më konkretisht:

Kriteri teknik: 40 pikë
Kriteret financiare 30 pikë
Përvoja e ofertuesit në 7 vitet e fundit: 23 pikë
Koha për vënien në funksion të TEC-it: 7 pikë

Afati për dorëzimin e ofertave është përcaktuar data 28 shkurt 2019, ndërsa kohëzgjatja e kontratës përfshin 150 ditë kalendarike nga firmosja e saj. Centrali elektrik ka një kapacitet të instaluar 97 MË dhe nuk ka funksionuar që prej vitit 2012.

Vetëm pasi të shohim garuesit (nëse do të ketë më shumë se një), do të mësojmë edhe për këtë koncesion të majmë, se kush fshihet pas.

S'KA KOMENTE