Mijëra njerëz ne ATHINE pushtojnë rrugët, mbi 2000 policë në gatishmëri pas...

Mijëra njerëz ne ATHINE pushtojnë rrugët, mbi 2000 policë në gatishmëri pas vendimit historik të gjykatës greke

7877
SHPËRNDAJE

Mijëra njerëz kanë vlerësuar vendimin e gjykatës greke që të shpallë “Agimin e Artë” një organizatë kriminale. Dhjetëra grekë kanë mbushur rrugët dhe sheshet kryesore të Athinës ndërsa thërrisnin për drejtësi.Gjykata greke ka shpallur fajtorë politikanët e Agimit të Artë për organizatë kriminal në një vendim historik.Në të njëjtën kohë, shtatë prej tyre (Nikos Michaloliakos, Elias Kasidiaris, Giannis Lagos, George Germenis, Elias Panagiotaros, Panagiotis Iliopulos dhe Nikos Papas) u shpallën fajtorë për drejtimin e një organizate kriminale, ndërsa të 18 të pandehurit u dënuan për bashkimin me një organizatë kriminale.Shtatë vjet pas vrasjes së Pavlos Fyssas dhe pesë vjet e gjysmë pas fillimit të gjyqit të Agimit të Artë në 20 Prill 2015, gjykata shpalli mëngjesin e të mërkurës verdiktin e saj për 68 të akuzuarit. Nga njëra anë, akuzat ndaj anëtarëve të një partie parlamentare kanë të bëjnë me krijimin dhe administrimin e një organizate kriminale, përndjekjen e fenomenit nazist në Greqi, ndërsa nga ana tjetër, prokurori Adamantia Oikonomou ka vendosur që nuk ka asnjë organizatë kriminale dhe se të gjitha veprimet janë incidente të izoluara, të cilat nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, pra heqja e drejtimit politik në veprimet kriminale të Agimit të Artë.

S'KA KOMENTE