META : “Rama e mbyll detyrën sonte në 00:00”/Ambasada e SHBA do...

META : “Rama e mbyll detyrën sonte në 00:00”/Ambasada e SHBA do zgjedhje të lira!

176
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta tha në një intervistë televizive në natën e fundit të fushatës elektrorale të 25 prillit se Edi Rama është një kryeministër në largim.

Sipas Kreut të Shtetit, Rama e mbyll detyrën sonte në orën 00:00, ndërsa thekson se ambasada e SHBA është për zgjedhje të lira e të ndershme. Më tej, Meta ka përsëritur sërish thirrjen për shqiptarët, që të mprehin sfurqet për të dielën, nëse preket vota.

“Jam i lumtur që më në fund erdhi dita, ku populli shqiptar të shkojë në kutitë e votimit dhe ku të marrë sovranitetit e tij në dorë. Populli shqiptar do tregojë se është popull shqiponjash dhe jo sorrash. Edi Rama eshte nje Kryeminister ne largim. Ai e mban kete detyre deri sot ne ora 00:00. Ne ora 00:00 ai e mbyll detyren e tij. Pas kesaj ore ai nuk eshte me Kryeminister, por thjesht nje kujdestar.

Edi Rama që nga sot është kujdestar, ai e ka mbyllur mandatin. Pjesa tjetër pastaj janë thjeshtë procedura dorëzimi i ambienteve që janë për t’u përdorur nga Kryeministrit i ardhshëm. Ambasada Amerikane është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Rama thjesht flet në emër të tyre. Ai është një mashtrues dhe një intrigant dhe mbetet thjesht gruaja e Bilalit. Nuk ka ambasadë që t’i bëj strehë Kryerilindasit nëse preket vota!

Cfurqet do jenë të dielën, nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund. Unë kam besim te shqiptarët. Të gjithë janë nisur drejt kutive të votimit, për të sjellë ndryshimin historik duke çuar Shqipërinë në rrugën e duhur. Nuk jam President i ambasadave, por jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe unë kam përgjegjësi për të gjithë Shqipërinë.

Unë i kam bërë thirrje sot ambasadorëve gjatë takimit që pata në Presidencë, të reagojnë tani. Është tepër vonë nëse reagojnë të hënë pasi të jenë prishur zgjedhjet dhe të kemi destabilizim. Unë nuk pres zgjedhje daneze, por zgjedhje si në Kosovë po. Nëse derdhet një pikë gjaku, përgjegjës do të jetë Edi Rama”, ka thënë Presidenti.

S'KA KOMENTE