Meta pret pasardhësin e tij në presidencë

Meta pret pasardhësin e tij në presidencë

77
SHPËRNDAJE

Ka nisur ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga Presidenti Bajram Begaj. Pas himnit kombëtar, në shenjë simbolike ka qenë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha e cila i ka dorëzuar Presidentit Begaj kushtetutën e Republikës.

Presidenti Meta e ka pritur zotin Begaj me nderimin prej ushtaraku para se t’i jepte atij dorën, në shenjë respekti ndaj detyrës së tij të mëparshme dhe karrierës së gjatë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Presidenti, Bajram Begaj:

” I nderuar zoti Meta, e nderuar kryetare e kuvendit, i nderuar kryeministër, e nderuar presidentja Osmani, ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjes. Dua të falenderoj presidentin Meta për përmbushjen e detyrës, komunikimin personal dhe institucional që unë pata si shef i shtabit të përgjithshëm të FA. Sot për mua është dita më e rëndësishme e jetës time. Ju drejtohem me nderin e një individi të zgjedhur në postin më të lartë të shtetit. Ky besim më ngarkon me përgjegjësinë më të madhe ndaj popullit tonë. Sot u betova për t’i shërbyer itneresit të përgjithshëm. Do të jem shërbëtor i popullit tim.”

S'KA KOMENTE