Mesazhi prekës i gjimnazistëve për aksidentin në Greqi

Mesazhi prekës i gjimnazistëve për aksidentin në Greqi

147
SHPËRNDAJE

Të gjithë po ndjekin me dhimbje e lot zhvillimet tronditëse, pas përplasjes tragjike të trenit në Tempi. Fjalët nuk arrijnë të përshkruajnë dhimbjen dhe trishtimin e përjetuar nga shoqëria greke në njëzet e katër orët e fundit, me mendimet e të gjithëve tek njerëzit, jeta e të cilëve ndryshoi në mënyrën më fatale.

Qytetarët e thjeshtë nxitojnë për të ndihmuar dhe mbështetur në çdo mënyrë familjarët, miqtë e viktimave, të zhdukurve dhe të plagosurve, me mesazhe dhe veprime pozitive dhe optimizmi. Madje, disa nxënës të shkollave të mesme kanë krijuar edhe një mesazh simbolik në shenjë mbështetjeje por edhe proteste të heshtur ndaj zhvillimeve tragjike aktuale.

Duke përdorur çantat e tyre të shkollës si një “mjet vizual”, ata zgjodhën një frazë të thjeshtë por thelbësore që përmbledh dashurinë, kujdesin dhe ankthin e çdo prindi ndaj fëmijës së tyre, duke formuar shënimin e mëposhtëm lakonik: ” Më merr kur të mbërrish

S'KA KOMENTE