Mesazhi i Ambasadores SHBA:”Procese transparente dhe gjykata të pastra do të tërheqin...

Mesazhi i Ambasadores SHBA:”Procese transparente dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime amerikane”

62
SHPËRNDAJE

Ambasadorja Amerikane në Tiranë ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Kadastrës, Artan Lame. Takimin e ka bërë publik vetë ambasadorja amerikanë përmes një postimi në Tëitter, ku shprehet se me kreun e Kadastrës u diskutua progresi i bërë që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës vitin e shkuar.

Ligje dhe rregullore të qarta, procese transparente dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime më të mëdha amerikane“, shkruan mes të tjerash ambasadorja.

Yuri Kim postimi në Twitter: Unë u takova sot Drejtorin e Agjencisë Kadastrale Lame për të diskutuar progresin e bërë në një vit që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës, përfshirë tokën bujqësore. Unë theksova rëndësinë e transparencës në procese dhe inkurajova përpjekjet për të zgjidhur çështje të vështira.

Ligje dhe rregullore të qarta, procese transparente dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime më të mëdha amerikane dhe do të hapin mundësi më të mëdha ekonomike për më shumë njerëz, jo vetëm disa me mjete “speciale”. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi dhe prosperitetit.

S'KA KOMENTE