Merr permasa te frikshme ne Fier e Mallakaster fenomeni i dhunes ne...

Merr permasa te frikshme ne Fier e Mallakaster fenomeni i dhunes ne familje.

3026
SHPËRNDAJE




Sipas statistikave te Gjykates se rrethit Gjyqesor ne Fier vetem per vitin 2022 jane gati 275 raste te dhunes ne familje ku mbi 100 prej tyre kane marre edhe urdher mbrojtje. Sipas avokateve qe kane ndjekur ceshtjet gjyqesore me subjekt dhunen ne familje , fenomeni ne fjale ka marre permasa te frikshme ku renditen disa faktore kryesor ne arsyet  e ndodhjes se dhunes ne familje deri dhe ne raste estreme.

Sipas avokatit Rudin Bircaj  nje nga arsyet kryesore te shtimit te fenomenit ne fjale eshte situata e veshtire ekonomike qe perjetojne te rinjte apo familjaret , ceshtja e prones dhe perdorimi i alkolit  tek djemt e familjes apo edhe tek kryefamiljari(babai ).

Grindjet nisin me fjale dhe me pas ne dhune ndaj njeri tjetrit duke cuar ne nje veper penale me pasoja te renda deri ne ndeshkim me burg per shkaktaret e dhunes.

Nje arsye qe influencon ne agravim te situatave dhe mosmarrveshjeve ne familje eshtw edhe mungesa e nje qender sociale ku te rinjte qe jwne me prinderit nuk kane nje strehe ku mund te shmangin perplasjete debate dhe deri dhunen fizike mes tyre


Ne opinionin e tij edhe avokati Ardian Abazi eshte shprehur se dhuna ne familje me situaten e tanishme ne Shqiperi dhe nivelin e papunesise ka gjasa mos te kete te ndalur. Duhet te jene strukturat ne nivel shteteror dhe lokal qe te zbusin keete fenomen

S'KA KOMENTE