Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë lëvizjes politike të ish-Presidentit

Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë lëvizjes politike të ish-Presidentit

129
SHPËRNDAJE

Partia e Lirisë”, do të jetë emri i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim me ish-presidentin Ilir Meta që në punimet e Konventës së djeshme ka bërë thirrje për një transformim politik dhe ka marrë në dorë drejtimin e forcës politike që ai krijoi në vitin 2005.

“Ky është një vend me të cilin askush nuk mund të luajë. Dhe kemi vetëm një rrugë dhe kjo rrugë është referendumi. Ne e krijuam LSI-në për të shpëtuar procesin e integrimit europian që e bllokoi Fatos Nano. Ishte ai rotacion falë LSI-së që Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit në 2006. LSI bëri çdo gjë dhe për statusin dhe për marrjen e rekomandimit, por e dini se ku jemi tani ka vetëm një rrugë, referendumi është garancia që Shqipëria do jetë e shqiptarëve. Prandaj ju ftoj nga partia e LSI-së në partinë e lirisë, në partinë e sovranitetit, në partinë e referendumit”, tha Meta.

Dhe lëvizjes politike të Metës vetëm 24 orë pasi dorëzoi detyrën e Presidentit të Republikës i kanë bërë jehonë edhe mediat ndërkombëtare.

Associated Press në artikullin e saj shkruan se “pas fjalimit të pasionuar të Metës kundër qeverisë së kryesuar nga socialistët e kryeministrit Edi Rama, konventa e LSI vendosi ndryshimin e emrit dhe riorganizimin e partisë”.

“Ish-presidenti e filloi karrierën e tij politike me Partinë Socialiste të majtë, por në vitin 2004 u largua nga ajo për të formuar LSI-në më të vogël. Gjatë presidencës së tij, Meta përplasej shpesh me qeverinë socialiste, duke bllokuar emërimet e ministrave dhe duke vënë veton ndaj legjislacionit”, shtohet më tej në artikullin e medias prestigjoze.

Ndërkohë, edhe ABCNews i bën jehonë faktit se Meta premtoi që të luftojë qeverinë dhe korrupsionin që ushtrohet nëpërmjet koncesioneve dhe PPP-ve.

“Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mori të hënën drejtimin e partisë së tij të vjetër politike dhe u zotua të luftojë korrupsionin në qeveri përmes referendumeve”, shkruhet në artikull.

Edhe USNews ka raportuar lajmin e ditës së djeshme me Ilir Metën që shkundi sërish politikën shqiptare duke zgjedhur të bëjë opozitë të fortë kundër qeverisë Rama.

S'KA KOMENTE