Mediat italiane ngrejnë alarmin: Anija e spiunazhit rus ka qëndruar në Otranto

Mediat italiane ngrejnë alarmin: Anija e spiunazhit rus ka qëndruar në Otranto

112
SHPËRNDAJE

Një anije e spiunazhit të Rusisë ka qëndruar në kanalin e Otrantos, jo shumë larg Shqipërisë, për rreth dy orë. Kështu shkruajnë mediat italine, teksa thonë se bëhet fjalë për anijen “Akademik Pashin”.

Sipas “LaRepubblica”, anija qëndroi në një pikë kyçe, aty ku gjenden tubacionet e gazsjellësit TAP.

Kjo linjë konsiderohet me rëndësi të madhe strategjike dhe një zëvendësim i burimeve pas ndërprerjes së gazit rus për Europën.

Më tej thuhet se anija ruse e spiunazhit kishte ndaluar fillimisht në një linjë nënujore interneti që kalonte nga Bari për në brigjet greke.

Anija e spiunazhit është 130 metra e gjatë dhe që prej 24 gushtit po lundron në Mesdhe, në ujërat ndërkombëtare.

S'KA KOMENTE