Mediat greke zbulojnë detaje për shqiptarin qe trafikonte te mitur

Mediat greke zbulojnë detaje për shqiptarin qe trafikonte te mitur

206
SHPËRNDAJE

“Janë të pabesueshme detajet e “blerjes” së një fëmije 8-vjeçar dhe detyrimit të tij për të lypur në rrugët e Athinës “, kështu e kanë përshkruar mediat greke rastin e 56-vjeçar shqiptar që bleu një minoren në shqipëri për ta shitur më pas atë në tregun e zi .

Konkretisht, autoritetet greke morën disa ditë më parë një njoftim ndërkombëtar në kërkim  të rëndësishëm nga ‘Interpol Albania’, ku dhe kanë reaguar menjëherë për zbardhjen e këtij krimi.

Urdhër arresti ndërkombëtar kishte të bënte me një 56-vjeçar, i cili ishte dënuar në vendin e tij me 15 vjet burg për ” trafikim të të miturve “.

Kur Departamenti i Kërkimeve të Sigurimit të Atikës u njoftua për praninë e 56-vjeçarit në Athinë, mobilizoi menjëherë rrjetin e tij të informacionit për gjetjen e tij. Kështu, i kërkuari është lokalizuar në Patisia, ku policia e ka vënë në pranga pa asnjë rezistencë.

Lidhur me të shkuarën e tij kriminale, burime policore thonë se 56-vjeçari akuzohet se ka “blerë” një fëmijë nga një familje e varfër në Shqipëri , më konkretisht në Tiranë. Ai dyshohet se ka paguar 100 mijë lekë , një shumë që i korrespondon afërsisht 900 eurove . Më pas, në mënyrë të paligjshme dhe duke ushtruar dhunë, e ka transportuar 8-vjeçarin në Athinë, ku e ka detyruar të lyp në pjesët qendrore të kryeqytetit , për t’i dorëzuar paratë.

Tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e të arrestuarit në vendin e tij. Megjithatë, për autoritetet greke mbetet e panjohur se çfarë ka ndodhur me fëmijën 8-vjeçar.

S'KA KOMENTE