Mediat greke publikojne momentin kur ekzekutohet me armë shqiptari në mes të...

Mediat greke publikojne momentin kur ekzekutohet me armë shqiptari në mes të Athinës

2378
SHPËRNDAJE

Pamje të rënda janë publikuar nga mediat greke, ku shihet qartë ekzekutimi i shqiptarit minoritar Aris Papas, në një kafene në Athinë, Greqi. 

Ai ishte duke konsumuar diçka në lokal dhe i përqendruar në telefonin e tij, kur një person ende i paidentifikuar i vjen nga pas dhe e qëllon me armë në kokë. Distanca ka qenë shumë e afër dhe mënyra e vrasjes shumë gjakftohtë. 

Në pamje duket momenti kur shqiptari ende i vetëdijshëm bie në tokë dhe zvarritet me vështirësi u futur brenda lokalit, por disa sekonda më pas ndërroi jetë pasi goditjet ishin fatale. Klientët dhe punonjësit e lokalit të alarmuar largohen me shpejtësi duke njoftuar policinë.

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen. Por video mund të ndihmojë autoritetet për të zbuluar autorin. Megjithatë identifikimi i tij mund të jetë diçka e vështirë për autoritetet pasi vrasësi kishte kokore, ndërsa poshtë një palë pantallona dhe sipër një bluzë me shkronja të kuqe.

Kush ishte viktima

Aris Papas, 34-vjeç ishte shqiptar i njohur për policinë pasi ishte i skeduar për vjedhje, grabitje me dhunë dhe vrasje e mbetur në tentativë. Ndërkohë viktima thuhet se ruhej nga një atentat i mundshëm. Ai lëvizte me anti plumb dhe i armatosur ku edhe u arrestua nga policia pikërisht për këtë. Pappas ishte qëlluar nga persona të panjohur pranë stacionit të Larissa më 26 maj 2019 dhe ishte plagosur rëndë. Gjithastu ai kishte rënë pre e një atentati në shkurt të këtij viti, por atëherë mundi të mbijetojë.

Në atë kohë, autorët kishin hipur në një taksi dhe po kërkonin të riun e ri në rrugicat e Agios Panteleimon. Kur e lokalizuan në kryqëzimin e rrugëve Michail Voda dhe Agorakritou, ata e qëlluan atë përmes taksisë dhe i kërkuan shoferit të vazhdonte kursin. Afër stacionit të Larissa, automjeti ngadalësoi, autorët panë një grup të DI.AS në një distancë të shkurtër, u trembën dhe u larguan nga automjeti. Viktima u plagos në anën e djathtë dhe u transportua në Kryqin e Kuq, ku iu dha ndihma e parë dhe u la.

Hetimi paraprak për çështjen e sotme kryhet nga Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës.

S'KA KOMENTE