Media Holandeze:Kokaina në duart e gangstereve shqiptarë

Media Holandeze:Kokaina në duart e gangstereve shqiptarë

51
SHPËRNDAJE

 

Mediat holandeze i kanë kushtuar një artikull ndryshimeve që po pëson tregu holandez i drogës sipas të cilave, ai “gjithnjë e më shumë po futet në duart e kriminelëve shqiptarë, në vend të atyre marokenë apo holandezëve.”

Siç shkruan sot WNL.tv, “tregtia e kokainës do të jetë plotësisht në duart e gangsterëve ballkanikë”, duke sfiduar atë që deri sot njihej si ‘Mocro Mafia’.

“Marokenët aktualisht po luftojnë për të bërë transporte të mëdha”, thotë një burim për median, i cili shton se, “Shqiptarët janë partnerë të besueshëm të biznesit. Ata e marrin përsipër transportin”.

Për shkak të këtij ndryshimi të fuqisë, detektivët kanë frikë nga sulmet e dhunshme midis shqiptarëve dhe “Mocromaffia”.

Sipas medias, Policia ka frikë nga një konfrontim i dhunshëm midis kriminelëve atje dhe shqiptarëve që lëvizin lirisht nëpër Evropë.

  • “Kemi frikë nga një përplasje. Deri tani, shqiptarët po shmangin përdorimin e dhunës sa më shumë të jetë e mundur jashtë atdheut të tyre, por ne e dimë se ata nuk shmangen atëherë kur duhet”.

S'KA KOMENTE