Me krahun e thyer në spital, Elsa Bita denoncon dhunën nga shefi...

Me krahun e thyer në spital, Elsa Bita denoncon dhunën nga shefi i komisariatit në Divjakë:Morën dhe një vajzë tjetër

290
SHPËRNDAJE

Aktivistja e Partisë Demokratike, Elsa Bita ka bërë një denoncim të fortë ndaj shefit të komisariatit të Divjakës Altin Shehu i cili e ka dhunuar pasi ajo ka filmuar shkeljen e heshtjes zgjedhore.

Bita ishte duke filmuar shkeljen e heshtjes zgjedhoren nga administrata e Divjakës të cilët ishin mbledhur në një lokal. Në këtë moment është ndeshur me një grup prej 4 personash të cilët e kanë pyetur përse filmon dhe pasi shefit nuk i janë bindur efektivët për të shoqëruar të renë në komisariat, ai i ka marrë telefonin nga dora dhe e ka qëlluar duke e përplasur në tokë.

“Thjesht po filmoja ka zbarkuar administrata këtu thash dhe isha drejtpërdrejtë në ‘Facebook’, njoftohet, nuk e di kush e njoftoi dhe vjen një makinë me 4 veta që zbresin. Shefi i Komisariatit vetë më tha pse filmon dhe më mori telefonin, donte ta thyente dhe më ka kapur mua nuk e di ca më ka bërë dhe më ka përplasur dhe shukur, vetëm ai ishte dhe të tjerët nuk po i bindeshin dhe ai u çua vetë pastaj. Nuk e di çpati. Altin quhet ka një muaj që ka ardhur në Divjakë. Vajzat e tjera pak më tutje pash që i morën telefonin dhe e mori një grup e futën brenda nuk e di shanë apo e goditën. Rrugës varrezave po filmonim, përballë lokalit të Dine Aliajt. Ishte PS-ja te lokali, gjithë administrate domethënë.”, u shpreh Elsa Bita.

Ndërkohë kandidati për deputet i PD-së në Divjakë, Saimir Korreshi ka bërë thirrje institucioneve për arrestimin e shefit të komisariatit. 

S'KA KOMENTE