Me kallashnikov në vendin e punës, pranga 24-vjeçarit

Me kallashnikov në vendin e punës, pranga 24-vjeçarit

1841
SHPËRNDAJE

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi mbante një kallashnikov, të cilin e mbante në vendin e punës.

Autoritet bëjnë me dije se bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative se një shtetas  mbante armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin. Autori është shtetasi me iniciale V.A., banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative se një qytetar mbante armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë lokalizuar dhe vënë në pranga:

V.A., 24 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient, në lagjen “24 Maji”, ku ky qytetar punonte, u gjet një armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE