“Më jep lekët ose të vrava”, kërcënohet me thike ne gryke qytetarja...

“Më jep lekët ose të vrava”, kërcënohet me thike ne gryke qytetarja ,teksa merrte para në bankomat

286
SHPËRNDAJE

Një qytetare ka rënë pre e një tentative grabitje në qytetin e Sarandës. Burime bëjnë me dije se qytetarja  me inicialet A. M, punonjëse e një kompanie sigurimesh në Sarandë  shkoi tek bankomati i një banke të nivelit të dytë, për të tërhequr një shumë lekësh, sipas kërkesave të saj.

Në momentin kur po kryente veprimet një i ri, i pa maskuar po me syze iu afrua dhe i vuri një thikë në ije, në nje mënyrë për të mos u parë nga të tjerë, dhe njëherësh duke e kërcënuar  që ajo t’i jepte lekët që do merrte nga bankomati, ose në të kundërt të bënte një tjetër tërheqje.

Qytetarja i kishte thënë se nuk kishte më shumë para, ndërkohë që grabitësi e kërcënonte me thikë.

“Më dorëzo lekët ose të vrava. Do jetën  apo lekët”, mësohet ti ketë thënë grabitësi qytetares.

Në këto momente shtetasja A.M, mundi të shkëputej edhe pse e tronditur për cfarëë kishte përjetuar në pak caste tek bankomati, u drejtua në Komisariatin e Policisë për të bërë denoncimin për rastin. Sipas saj, personi ishte i panjohur për të. Policia po punon për identifikimin e autorit.

S'KA KOMENTE