Me arme ne makine, arrestohet 47 vjecari nga FIERI

Me arme ne makine, arrestohet 47 vjecari nga FIERI

4847
SHPËRNDAJE

Fier

Intensifikimi i kontrolleve dhe rritja e besimit të qytetarëve te Policia kanë çuar në pranga një shtetas me precedent penal kriminal të mëparshëm, të cilit iu gjetë me vete një armë e ftohtë.

Policia e Fierit, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar në informacionet e mara në rrugë policore, por edhe nga informacionet e ardhura nga qytetarët në nr. 112, se me një automjet tip “Benz” qarkullonte një person me armë me vete, organizuan punën duke intensifikuar kontrollet e lëvizshme në qytet dhe me pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit të Fierit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Kastriot” në automjetin tip “Benz” të shtetasit Sh. K., është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shkop druri si ata të bejzbollit, në kushtet e armës së ftohtë, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. K., 47 vjeç, banues në Povelçë, Fier, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasje”, “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

S'KA KOMENTE