“Me 113 metra2 tokë përfitoi 5.2 milionë euro”, Berisha i përgjigjet “Birn”

“Me 113 metra2 tokë përfitoi 5.2 milionë euro”, Berisha i përgjigjet “Birn”

166
SHPËRNDAJE

Një ditë pas Birn publikoi një artikull sipas të cilit, Jamarbër Malltezi, me 113 metra katror tokë, përfitoi 5.2 milionë euro, ish-kryeministri Sali Berisha tha se pretendimet janë shpifje dhe se dhëndri i tij mund të kishte përfituar më tej nga pronat.

“Kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik. Kur Edi Rama me dy skapistë dhe një tjetër vënë në tryezë reformat e suksesshme. Atë vit që janë emetuar bonot ka pasur një rritje ekonomike 8.7 për qind. U them atyre që kapin penën dhe shpifin duke cituar dacibaun e Prokurorisë, vetëm sa baltosni moralin tuaj. Ky djalosh me 113 metër katror doli me 5.2 milionë euro. Gjithçka e bazuar në manipulimin e dokumenteve. Një djalosh tjetër mund të kishte edhe 20% më shumë”, theksoi ai.

Gjatë konferencës për shtyp, Berisha u shpreh se në periudhën e emetimit të letrave me vlerë, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ishte drejtoreshë e privatizimit.

“Beteja vazhdon në të gjitha planet. Ata duhet të bëjnë gjyqin e reformave. S’ka paturpësi më të madhe. U bënë letrat me vlerë 1 muaj përpara kur të gjitha familjet kishin paguar 700 mijë euro. Të paktën të lexonte veprat e Lindës që ka qenë drejtoreshë e privatizimit kur janë emetuar bonot dhe shkonte nga kongresi në kongres ku mburrej me to”, theksoi ai.

S'KA KOMENTE