Mbyllet zyrtarisht aeroporti i Rinasit, shkak bëhet pezullimit i punës së kontrollorëve...

Mbyllet zyrtarisht aeroporti i Rinasit, shkak bëhet pezullimit i punës së kontrollorëve ajrorë

680
SHPËRNDAJE

Aeroporti i Rinasit është mbyllur zyrtarisht për shkak të pezullimit të punës së kontrollorëve ajrorë.

Njoftimi është dhënë nga ICAO, Autoriteti Ndërkombëtar i Fluturimeve, ndërsa pezullimi i punës në aeroportin e vetëm në vendin tonë do të vijojë deri ditën e nesërme në orën 10:00. Nuk dihet nëse deri atëherë do të mund të arrihet një marrëveshje mes ministres Balluku dhe kontrollorëve të avizcionit civil për rikthimin e tyre në punë.

Shkak për pezullimin e punës nga ana e kontrollorëve të Albkontroll është bërë shkarkimi nga detyra i 3 kolegëve të tyre, si dhe ulja drastike e pagës me 70% gjatë kohëve të fundit.

Rikthimi i kolegëve në punë dhe rritja e pagës janë dy nga kushtet e panegociueshme së sindikatës së kontrollorëve pa realizimin e të cilave nuk do të ndodhë rifillimi i punës.

Vetë ministrja Ballaku zhvilloi pak më parë një takim me 60 punonjësit, por pa patur rezultat në arritjen e një marrëveshjeje.

S'KA KOMENTE