Mbyllet procesi i votimit për kryetarin e ri në PD, nesër shpallet...

Mbyllet procesi i votimit për kryetarin e ri në PD, nesër shpallet fituesi

139
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar zyrtarisht orari i votimit për kryeatrin e ri të Partisë Demokratike. Rreth 75 mijë anëtarë të PD-së i janë drejtuar qendrave të votimit ditën e sotme.

Dega e PD Fier

3400 anetare
2500 aktive
Dy QV -572 votues + 663=1185 votues
Basha     1025
Shehaj    167
Kadilli     22
Harxhi    13
Pa vlef 7. Me heret ish kreu i PD Fier Luan Baci nejherazi dhe deputet i PD Fier nga zgjedhjet e 25 prillit eshte shprehur se gjate procesit nuk ka pasur parregullsi dhe eshte zbatuar me perpikmeri qe nga orari si dhe rregullat e votimit

Në garë për kryetarin e ri të partisë ishin Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Sipas kryetarit të Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana, deri në orën 17: 00 në kutitë e votimit kishin shkuar rreth 33 mijë anëtarë.

Sipas deklarimeve te kandidateve te tjere ne kete gare , procesi i votimit nuk ka qenë i qetë. Kandidatët që garojnë përbalë Bashës kanë akuzuar strukturat e partisë se kanë hequr nga lista e votuesve një numër të madh anëtarësh, duke u hequr të drejtën e votës.

Numërimi i votave pritet të fillojë më vonë, ndërkohë që rezultati përfundimtar do të dalë ditën e nesërme.

S'KA KOMENTE