Mbyllet mbledhja e kryesise PS, Ja kandidatet per secilën bashki

Mbyllet mbledhja e kryesise PS, Ja kandidatet per secilën bashki

219
SHPËRNDAJE

Partia socialiste ka mbledhur sot Kryesinë ku pritet të zyrtarizojë emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 30 qershorit për 61 bashkitë në vend. PS shqyrton kandidaturat e saj pak ditë para afatit ligjor, 13 Maj, të depozitimit të listave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Burime pranë PS-së thanë se një pjesë e listës së kandidatëve është mbyllur dhe pret vetëm vulën përfundimtare nga lidershipi i partisë.

në Bashkinë e Durrësit, PS do të garojë me drejtoreshën aktuale të Tatimeve në këtë qytet, Valbona Sako. Gjithashtu mësohet se në Bashkinë e Vorës, PS do të garojë në 30 qershor me Agim Kajmakun, në kurbin do të jetë Majlinda Cara, ndërsa në Shijak, Elton Arbana do të kërkojë votën për postin e kreut të Bashkisë. Ndërkohë në Gjirokastër, bashki e cila drejtohet nga Zamira Rami nga radhët e LSI, në garën e 30 qershorit, PS do të hyjë me emrin e Flamur Golemit, ndërsa në Rrogozhinë Haxhi Molla, është përzgjedhur nga socialistët si kandidat potencial për zgjedhjet vendore.
Partia Socialiste është e përqendruar në zgjedhjet lokale, pavarësisht se partitë kryesore opozitare nuk do të jenë pjesë e garës politike, pasi nuk janë regjistruar në KQZ dhe kanë deklaruar se do pamundësojnë zgjedhjet.

FIER
1. Fier Armando Subashi
2. Lushnjë Fatos Tushe
3. Divjakë Fredi Kokoneshi
4. Patos Rajmonda Balilaj
5. Mallakastër Qerim Ismaili
6. Roskovec Majlinda Bufi

ELBASAN
1. Elbasan Gledian Llatja
2. Belsh Arif Tafani
3. Cërrik Andi Salla
4. Gramsh Klodian Taçe
5. Librazhd Kastriot Gurra
6. Peqin (Pa caktuar ende)
7. Përrenjas Nuri Belba

GJIROKASTËR
1. Gjirokastër Flamur Golemi
2. Tepelenë Tërmet Peçi
3. Këlcyrë Klemend Ndoni
4. Libohovë Luiza Mandi
5. Memaliaj Gjolek Guci
6. Përmet Alma Hoxha
7. Dropull Dhimitër Tola

SHKODËR
1. Shkodër Valdrin Pjetri
2. Fushë-Arrëz Fran Tuçi
3. Malësi e Madhe Tonin Marinaj
4. Pukë Gjon Gjoni
5. Vau i Dejës Mark Babani

DURRËS
1. Durrës Valbona Sako
2. Krujë Artur Bushi
3. Shijak Elton Arbana

LEZHË
1. Lezhë Pjerin Ndreu
2. Kurbin Majlinda Cara
3. Mirditë Ndrec Deda

BERAT
1. Berat Ervin Demo
2. Kuçovë Sybi Shehu
3. Poliçan Adriatik Zotkaj
4. Skrapar Adriatik Mema
5. Ura Vajgurore Juliana Memaj

TIRANË
1. Tiranë Erjon Veliaj
2. Vorë Agim Kajmaku
3. Kamëz Rakip Suli
4. Kavajë Redi Kralji
5. Rrogozhinë Haxhi Molla

KORCË
1. Korçë Sotiraq Filo
2. Devoll Eduard Duro
3. Kolonjë Erjon Isai
4. Maliq  Gëzim Topçiu
5. Pogradec Ilir Xhakolli
6. Pustec Pal Kolevski (aleat)

KUKËS
1. Has Liman Morina / Adem Lala (Pa konfirmuar)
2. Kukës Safet Gjici
3. Tropojë Rexhë Biberaj

DIBËR
1. Bulqizë Lefter Alla
2. Dibër Dionis Imeraj
3. Klos Ilmi Hoxha
4. Mat Agron Malaj

VLORË
1. Vlorë Dritan Leli
2. Konispol Shuaip Beqiri
3. Sarandë Ardian Gurma
4. Selenicë Simbol Preza
5. Delvinë Majlinda Qilimi
6. Himarë Jorgo Goro
7. Finiq Kristo Kiço

S'KA KOMENTE