Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria kanë zgjedhur të kurohen kundër Covid-19 në spitalet e Kosovës, teksa shtretërit në 4 spitalet Covid janë ezauruar dhe spitalet rajonale janë hapur për të trajtuar pacientët që vuajnë nga koronavirusi.
Familjarët e këtyre pacientëve që kanë zgjedhur Kosovën për t’u kuruar kanë deklaruar së spitalet në Shqipëri nuk kanë siguri, duke shtuar se shërbimi është i dobët.
Ata gjithashtu tregojnë se doktorët në spitalin e Prizrenit nuk i kanë kërkuar asnjëherë para, dhe madje nuk i pranojnë kur këta kërkojnë t’i japin.
“Asnjëherë nuk na kanë kërkuar para. Edhe nëse duam t’u japim diccka nuk i marrin,” tregojnw ata,.