Mbledhja e Kryesise PD Fier, kundershtohet komandimi i Kapllanaj ne drejtimin e...

Mbledhja e Kryesise PD Fier, kundershtohet komandimi i Kapllanaj ne drejtimin e deges

2700
SHPËRNDAJE

Eshte zhvilluar kete pasdite mbledhje urgjente e kryesise se PD ne Fier.

Ne fjalen e tij deputeti i PD Fier Luan Baci ka treguar para kryesise per nje takim mbreme ne oren 19 e 10 minuta me kryetarin Lulezim Basha ku i eshte komunikuar te jap propozime per degen e Fierit dhe i eshte kerkuar dakordesia.
Pas kerkeses nga Basha nuk e kam dhene dakordsin per te dhene emra dhe pse duhet bere ne keto momente kur zhvillimet ne PD jane te paimagjinueshme dhe behet kjo gje nga zoti Basha.

Pjese te shkeputura nga fjala e Deputeti te PD Fier Luan Baci me kryesine e deges


“Kontestoj menyren se si procedohet. Nuk ka asnje vendim zyrtar qe te kete ardhur per pezullimin tim.

Jam i mendimit qe duhet te qarkullojne drejtuesit por te behet ne menyren e duhur.Qellimi eshte qe PD te jete e bashkuar. Qendrimi si dege ka qene ekselent dhe ne bllok. Kemi arritur rezultate shume te mira ne krahasim me mundesite. E rendesishme eshte te jemi bashke. Pjesemarrja ne foltoren e Berishes ka qene me mbeshtetjen e te gjithe demokrateve.Nuk behet fjale per emra te pervecem por per partine demokratike.

Jam ne dispozicion te PD pa bere tifozllik per asnje. Levizja qe behet brenda pd eshte levizje per te miren e partise. PD duhet te tundet nga themeli.

Pergjegjesia fillon nga kryetari i deges dhe lart. Humbja eshte humbje, pamvaresisht rezultatit.Pergjegjesia kryesore eshte e kryetarit te PDSH, ai ishte kandidat per kryeminister.

Kane munguar rregulla dhe statuti nuk eshte zbatuar.Sot kemi nje situate ku lideri historik Berisha eshte ne takime me shume mbeshtetes.Zoti Basha eshte ne pozicion tjeter dhe nuk e dime se , si te sillemi “ka thene Baci

Nderkohe nga anetaresia te cilet kane marre fjalen eshte kundershtuar komandimi i kreut te ri te PD Fier Agron Kapllanaj pasi eshte kerkuar nje proces i drejte dhe nepermjet votes . Nderkohe qe ne mendimet e tjera te shprehura per komandimin e kreut te PD Fier kerkohet nje emer i pranueshem nga e gjithe anetaresia

S'KA KOMENTE