Mbi 2100 të vdekur nga tërmeti i fortë në Marok

Mbi 2100 të vdekur nga tërmeti i fortë në Marok

18
SHPËRNDAJE

Rritet frikshëm numri i viktimave nga tërmeti i fortë prej 6.8 të shkallës Rihter që goditi Marokun, duke lënë pas shumë viktima, të plagosur dhe objekte të shkatërruara. Mediat e huaja kanë nxjerrë të tjera të dhëna mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe numrin e viktimave dhe të plagosurve, i cili duket se vijon të rritet.

Numri i të vdekurve nga tërmeti i së premtes ka shkuar në mbi 2,100, me 2,400 të tjerë të plagosur. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë njerëzit në komunitetet e izoluara në malet e Atlasit të Lartë, me dërgesat e ndihmave të cilat pengohen nga rrugët e bllokuara.

Shumë njerëz në fshatrat e shkatërruar po raportojnë mungesë të furnizimeve jetike, duke përfshirë ushqim, ujë dhe strehim. Në disa zona janë ngritur tenda, ndërkohë që shumë njerëz po i përgjigjen thirrjeve për të dhuruar gjak.

Ndihmat po arrijnë në vendet e prekura, pasi ushtria marokene pastroi një rrugë kyçe nga Marrakesh për në male, herët të dielën. Qyteti historik është goditur keq nga tërmeti, me disa vlerësime që tregojnë numrin e njerëzve të prekur në zonën e Marrakeshit deri në 300,000.

Ndërkohë më herët një gazetar ka vizituar një fshat në Marok pothuajse tërësisht të shkatërruar nga tërmeti.

S'KA KOMENTE