Mbi 1 muaj nga aksidenti tragjik në Greqi, rinis lëvizja e trenave

Mbi 1 muaj nga aksidenti tragjik në Greqi, rinis lëvizja e trenave

35
SHPËRNDAJE

Pas më shumë se një muaji nga aksidenti hekurudhor i ndodhur në Greqi, trenat kanë nisur sërish lëvizjen. Ministri Giorgos Gerapetritis, përgjegjës për transportin në një komunikim për mediat, u shpreh se tashmë lëvizjet janë të sigurta.

“Sot kemi rifillimin e linjave drejt Selanikut dhe Kalambakës. Pas një ndërprerje trenat nisin sot lëvizjen”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai falënderoi edhe punonjësit e OSE dhe Hellenic Train, ndërsa shtoi se niveli i sigurisë është përmirësuar dhe se pasagjerët tashmë duhet të ndjehen të sigurt.

Ai kujtoi edhe aksidentin tragjik që mori dhjetëra jetë njerëzish pas përplasjes së dy trenave në Tempi. Sakaq Masat e sigurisë do të shtohen, derisa rrjeti të jetë sërish plotësisht funksional me të gjitha protokollet e kërkuara.

Do të ketë orare të reduktuara, shpejtësi të ulëta/kohë më të gjata udhëtimi, dy konduktorë për stacion, dy drejtues mjetesh dhe një konduktor dhe prania e vetëm një treni në tunele.

S'KA KOMENTE