Mbështetësit e Berishës te selia e PD

Mbështetësit e Berishës te selia e PD

59
SHPËRNDAJE

Një grup anëtarësh të Komisionit të Përhershëm të Rithemelimit i janë drejtuar këtë mesditë selisë së Partisë Demokratike.

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë mbërritur te dera e selisë, e cila është e mbyllur.

Grupi, që drejtohet nga deputetët Aldo Bumçi, Gent Strazimiri dhe Ivi Kaso, kanë trokitur te dera e selisë dhe po presin që të hapet.

Duke folur për media jashtë selisë blu, deputeti Bumçi u shpreh se PD është kthyer në bunker, gjë që sipas tij, nuk ka ndodhur me asnjë parti politike në këto 30 vite.

“Kemi ardhur këtu, bashkë me Strazimirin, Kason, me drejtuesit e tre degëve të Tiranës, 1, 3 e 7, pasi këto janë zonat që ne kemi mbuluar gjatë fushatës elektorale dhe kishim caktuar një mbledhje pune. Vend tjetër për ta bërë, përveçse shtëpisë sonë, PD, nuk ka. Kjo tashmë është kthyer në një bunker. Një parti që nuk ka qenë e mbyllur në këto 30 vite asnjëherë, ka qenë një derë e hapur përherë. Çdo parti në Shqipëri i ka dyert e hapura. Për herë të parë në 30 vite Basha ka mbyllur dyert. Kujt i shërben kjo? Nuk i shërben askujt tjetër, përveçse Lulzim Bashës, që të mbajë karrigen e tij, dhe Edi Ramës. Një opozitë që është izoluar nga demokratët, shoqëria, i shërben qeverisë. Ky turp, kjo shëmti, është kriminale. Projekt për të zhdukur opozitën. Por opozita është gjallë. Opozita është në këmbë”, tha deputeti Bumçi.

Nder te tjera Bumçi u shpreh se opozita do i ketë dyert e hapura për të ndërtuar koalicionin më të madh për t’i shkurtuar ditët Ramës.

“Thelbi është thellësisht politik. Cfarë kemi bërë ne me këtë sjellje. Keni parë t’i bllokohet hyrja Bashës? Ne zgjodhëm rrugën institucionale. I kërkuam të mbledhë institucionet ai tha jo. Mblodhëm firmat tha nuk i njoh. Kërkuam konsensus tha jo. Mund të kishim ndërhyrë më 8 dhjetor, më 11 dhjetor në cdo moment. Duam të mirën e demokratëve ndaj dhe jemi treguar tolerantë vetëm për këtë arsye. Vullneti i tyre s’mund të nëpërkëmbet.

Kam një thirrje për miqtë e kolegët në PD që mbështesin Bashën, s’mund të sillen sikur kjo është një cështje mes Bashës e Berishës. Nuk mundet të sillen si njerëz jo politikë. 10% e partisë nuk mund të dhunojnë 90% të saj. tha Bumci ndërsa pyetjes së gazetarëve nëse kanë marrë leje për të hyrë sot në PD, iu përgjigj me ironi ndërsa tha se Ku aplikuar për këtë leje në eAlbania.

S'KA KOMENTE