Mbërrin në Rinas avioni me 267 ushtarë amerikanë, pjesë e stërvitjes ‘Defender...

Mbërrin në Rinas avioni me 267 ushtarë amerikanë, pjesë e stërvitjes ‘Defender 21

70
SHPËRNDAJE

Sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, avioni me 200 ushtarë amerikanë, të cilët do t’i bashkohen stërvitjes së madhe që po mbahet në vendin tonë në kuadër të “Defender 21”.

Ushtarët amerikanë janë pritur nga ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, e cila ka qenë e shoqëruar nga ushtarakë shqiptarë.

Kjo stërvitje e madhe ushtarake ka nisur në vendin tonë në datën 26 prill 2021 dhe pritet të mbarojë në datën 20 Qershor të këtij viti.

Në ‘Defender 21’ marrin pjesë 28 mijë trupa ushtarakë dhe është stërvitja më e madhe e mbajtur ndonjëherë në Shqëipëri dhe në rajonin e Ballkanit.

S'KA KOMENTE