Mashtrimi me naftën/ Bordi e vendosi 202 lekë ,ja sa duhet të...

Mashtrimi me naftën/ Bordi e vendosi 202 lekë ,ja sa duhet të ishte

405
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e fundit Bordi I Transparencës vendosi rritjen e çmimit të karburanteve.

Sot një litër naftë përshembull kushton 202 lekë. Ndërkohë që ekspertët pohojnë se sipas formulës së vetë bordit, një litër naftë duhej të kushtonte 186 lekë, pra 16 lekë më lirë.

Qytetarët shprehen: 

Bordi mblidhet vetëm për të rritur, për t’i zbritur mezi bëhen bashkë. Bordi nuk mbron interesat e popullit, por interesat e veta personale. Sot u ngit çmimi në bursë, pasdite mblidhet urgjent bordi. Pse kur ulet çmimi nuk mblidhet menjëherë”.

“Vetëm Greqia i ka si ne çmimet. Kosova, Maqedonia, Mali I Zi të gjitha janë më lirë se ne. Kosova megjithëse e merr në portin e Durrësit, pra ka edhe koston e transportit, prapë është më lirë se ne. Në Mal të Zi lëviz me 500 lekë. Është turp, nuk ka ku të vejë më. Shkojnë shkodranët, bëjnë 30 km rrugë, për ta mbushur serbatorin e makinës me karburant të lirë. Mali Zi është sa Kamza, por ne shyqyr që kemi emigrantët, se të ishte për këta kishim vdekur për bukë”.

“Këtu tek ne është një grupim njerëzish që përpiqen jo për popullin, por për veten e vet, për interesat e veta. Popullin e kanë bërë si një lodër, si ai kubi që nuk I ka faqet e njëjta, por të ngatërruara. Çmimet e karburanteve tek ne janë baraz me çmimin gjerman, italian, austriak. Ndërsa ne marrim 300 euro rrogë dhe 150 euro ja hedhim naftë makinës. Bordi I Transparencës është një fenomen humoristik. Mblidhen dhe e ulin çmimin me 1 lek, ndërsa në bursa çmimi ulet 10 dollarë. Uljet e tyre janë qesharake, tallje me popullin. Këtu nuk ka patur ndonjëherë demokraci, këtu ka qenë gjithë kohën anarshi”. T/CH

S'KA KOMENTE