Masakroi familjen shqiptare, 61-vjeçari grek dënohet me 4 burgime të përjetshme

Masakroi familjen shqiptare, 61-vjeçari grek dënohet me 4 burgime të përjetshme

236
SHPËRNDAJE

Denohet 4 herë me burgim të përjetshëm 61-vjeçari që ekzekutoi familjen shqiptare me metoda çnjerëzore.

Gjykata e Patrës i ka dhënë shtetasit grek dënimin më të madh, duke e katërfishuar në numrin e viktimave të tij, një çift shqiptarësh dhe dy fëmijët e mitur të moshës 1 dhe 2 vjeç.

Pas ngjarjes makabre, ku me gjakftohtësi mbyti dhe foshnjat me duart e tij, ai ndërroi rrobat dhe u largua nga zona.

Ngjarja e frikshme e vrasjes së një familje të re shqiptare vetëm për 2 qira të papaguara në 3 mars të 2022 ka ngrirë jo vetëm banorët e Andravidas, por gjithë Greqinë ndërsa akoma dhe sot shumë banorë deklarojnë se jo vetë që shtëpia ku djali i madh i familjes gjeti trupat pa jetë të prindërve dhe vëllezërve të mitur nuk banohet nga askush, por edhe shumica e tyre nuk munden akoma të kalojnë as nga rrugica ku ndodhet.

Dënimi maksimal dhe tepër i rreptë për vendasin 61 vjeçar përmban dhe 21 muaj për armëmbajtje pa leje dhe 900 euro gjobë.

S'KA KOMENTE