Zbulohen emrat e dyshuar të dy viktimave të tjera në masakrën e Fushë-Krujës. Pas Diklen Vatës, dyshohet se dy personat që u vranë dhe u dogjën brenda makinës janë shtetasit Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha.
Martinaj është një emër i njohur për policinë dhe i shpallur në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH-ve Xhulio Prela si dhe ish-policit Xhelal Reçi në Laç.