Masakra e LUSHNJES, Apeli lë në burg përjetë Orges Bilbilin dhe Anterio...

Masakra e LUSHNJES, Apeli lë në burg përjetë Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

224
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit të Posaçme ka miratuar shkallën e parë duke lënë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin e Anterio Kaloshin. Edhe Apeli i Posaçëm, pranoi kërkesën e SPAK, duke mbyllur pas qelisë deri në fund të jetës së tyre dy të rinjtë. Avokati mbrojtës i Bilbilit, Detar Hysi u shpreh se me dhënien e këtij vendimi gjykata ka tejkaluar kompentencat.

“Një vendim i marë me prova jo të mara në formën e kërkuar nga ligji! Gjykata ka tejkaluar kompetencat, do të ndjekim rruget ligjore ….”, u shpreh Hysi.

Bilbili e Kaloshi akuzohen për masakrën e Lushnjës me 2 të vrarë e 2 të plagosur. Pas gati 5 vitesh, e ashtuquajtura masakra e Lushnjes tashmë ka dy fajtor që do vuajnë dënimin. Ndërkohë për ngjarjen vijon të jetë në kërkim edhe Laert Haxhiu.

Prokuroria e Posaçme i akuzon të tre këta shtetas si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe autorë të disa vrasjeve në qytetin e Lushnjës.

Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu janë akuzuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017-të.

Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet edhe  për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”. Ndërsa në prill të vitit të kaluar, Bilbili u plagos nga një efektiv I forcave shqiponja pasi nuk iu bind urdhërit për të ndaluar pasi vendi ishte në karantinë dhe iu kërkua verifikimi i lejes pa e ditur që ai ishte person në kërkim.

S'KA KOMENTE