Masakër elektorale nga treshja Rama-Doshi-Rakipi”, PD dorëzon në KAS dosjet voluminoze ankimore...

Masakër elektorale nga treshja Rama-Doshi-Rakipi”, PD dorëzon në KAS dosjet voluminoze ankimore për 25 Prillin

138
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS dosjet voluminoze për shkeljet e pretenduara në 9 qarqe të vendit.

Në fjalën e saj drejtuesja e Departamentit Juridik në PD, Marinela Ziu deklaroi pa dhënë shumë detaje se ata dorëzuan në KAS atë që Partia Demokratike e konsideron si masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga treshja Rama-Doshi-Rakipi.

Marinela Ziu: Procesi i 25 Prillit ishte një maskaër elektorale i zbatuar nga treshja Rama-Doshi Rakipi. Sot siç e patë ne dorëzuam pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve qindra prova që dëshmojnë manipulimin e zgjedhjeve, duke filluar nga blerja e votave dhe përdorimi i të dhënave personale nga partia shtet dhe deri tek kërcënimi dhe blerja e votave përmes grupeve kriminale.

S'KA KOMENTE