Marshimi i heshtur në Tiranë: Rama si Asad!

Marshimi i heshtur në Tiranë: Rama si Asad!

74
SHPËRNDAJE

Veprimi i policisë dhe gazi i hedhur për të shpërndarë turmën, është kritikuar ashpër nga qytetarët, ndërsa opozita ka marshuar sot para ministrisë së Brendshme duke dënuar veprimin e forcave të rendit.

Vajza e vogël, e goditur dje në protestë me gaz lotsjellës, është bërë simboli i një proteste të heshtur të disa të rinjve dhe fëmijëve kundër sjelljes së policisë me qytetarët.

Fëmijët mbajtën kundragaz në fytyrë gjatë marshimit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ deri tek Ministria e Brendshme, ndërsa vajzat e reja që i shoqëronin, kishin stampuar në bluza portretin e vajzës së goditur me gaz lotsjellës, me mbishkrimin ”Rama si Asad. Mos i helmo fëmijët”

Protesta e heshtur e fëmijëve u mbyll para Ministrisë së Brendshme, institucionit përgjegjës për përdorimin e lëndës helmuese kundër protestave qytetare. Fëmijët lanë aty kundragazët për t’i treguar qeverisë se në një vend normal protestuesit paqësorë, gratë dhe fëmijët nuk sulmohen me helme kimike.

S'KA KOMENTE